Kryeministri Edi Rama ka ironizuar në rrjetet sociale Partinë Demokratike pas publikimit të raportit të ‘Transparency International’, që theksonte përmirësimin e renditjes së Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit.
“Transparency International: Shqipëria një vend shumë të përmiresuar në renditjen vjetore antikorrupsion! Njoftoni SHQUPin për këtë skandal:-)”, shkruan Rama në statusin e parë në Facebook.
Më tej, Rama shpreh besimin e se reformat e ndërmarra nga qeveria e tij do të japin padyshim më tepër rezultate në këtë betejë.
“Korrupsioni mbetet problem padyshim dhe reformat do të japin edhe shumë më tepër rezultate në këtë beteje! Vendosmëri, punë, durim, besim”, thuhet në statusin e dytë të kryeministrit.