Kreyministri Edi Rama në një intervistë për gazetaren serbe Ksenija Vuçiç shprehet taksa që u vendos nga qeveria e Kosovës, për mallrat nga Serbia është një klithmë politike.
Rama i pohoi gazetares serbe se në fakt Kosova ka pranuar të futet në dialog pa kushte me Serbinë, edhe pse siç theksoi kryeministri përpara saj, shqiptarët kanë qenë viktima të gjenocidit gjatë luftës.
‘Taksa që u vendos nga qeveria e Kosovës nuk është një masë tregtare por një klithmë politke. Kosova ka pranuar të futet në dialog që ishte i dhimbshëm për ta. Le ta pranojmë që shqiptarët kanë qenë viktima të një gjenocidi. Përsëri ata e kanë nisur atë proces pa kushte. Ndaj duhet të gjejmë një rrugëzgjedihje dhe të nxjerrim mësime nga ngërçet tona. Taksa është një klithmë politike, dhe u e kam mbështetur si një nevojë për të ecur përpara’, tha Rama.