Tirana
scattered clouds
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
31 %
4.6kmh
40 %
Pre
33 °
Sht
34 °
Die
25 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 22 Shtator, 2023

Rama i prekur për fitoren: Faleminderit grua. Je opozita e vetme që s’të mund dot. Zaho s’erdhi se u mërzit me mua që ia mora të gjitha votat në Vlorë

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar familjen e tij për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë këtyre ditëve të fundit, ditë të vështira për të dhe gjithë Partinë Socialiste.

Rama e pranoi që bashkëshortja e tij është opozita e vetme që ai nuk mund dot.

Nuk harroi Gregorin dhe Rean, por as Zahon për të cilin me shaka tha se nuk erdhi se ishte mërzitur me të atin.

Edi Rama: Një falenderim të veçantë për gjysmën time më të mirë, të vetmen opozitë që unë s’e mund dot, po kënaqem kur kam barazi me Linda Ramën. Mamanë e palodhur të Zahos, nënën krenare të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është guri që na mbledh, burimi që na ushqen dhe drita që na energjizon ne të katërtëve. Grua shumë faleminderit. Faleminderit dhe Reas dhe Gregut që nuk ka shakktoni asnjë dhimbje koke që nuk keni lidhje me fodullëkun dhe me llastimin dhe nuk i keni bezdisur njerëzit me mënyrën tuaj të jetëses si shum fëmijë kryeministrash gjetkë. Jam krenar për ju dhe dua t’ju bëj krenar edhe më shumë. Tani dua t’ju them dhe diçka, por të mbetet mes nesh. Zaho nuk erdhi se është pak i mërzitur nuk pajtohet dot me faktin se unë i mora të gjitha votat dhe ai nuk mori asnjë votë edhe pse bëri fushatë në Vlorë. Është detyra jonë t’ja mësojmë pse s’duhet të mërzitet me këtë punën e votave.

Më shumë