Kryeministri Edi Rama ka sqaruar sot rinjtë e Vlorës se taksapaguesit paguajnë 75% të kostos së studimit të studentëve, ndërkohë që studentët paguajnë 25% të kostos.
“Nga janari shteti do paguajë,në fillim edhe për ata me 4-a gjysmën e tarifës, në janar askush nga ju nuk do paguajë sic do paguante. Gjysmën e tarifës do e paguajë shteti, shteti nuk është qeveria. Vitin tjetër të dalin nga ajo zona e të ngjiten më lart nëse duan kontribut të shoqërinë, nëse duan të hanë e të pinë qyl në kurriz të familjes për të marrë 4, këtë e bëjnë po tua lejojnë prindërit, por qeveria nuk merr lekët për tua dhënë atyre. Kjo vlen për vitin e ri akademik, ata që kanë paguar gjysmën nuk do paguajë gjysmën tjetër. Pastaj, për ultimatumin, në janar do dalim e do bëjmë, unë them, ne do ti përgjigjemi jo vetëm 8 pikave por edhe shumë të tjerëve”-tha Rama.