Teksa ministria e Jashtme është bërë shkak i ngërçit Kryeministri-Presidencë, ministri Bushati vijon me detyrën e tij.
Burime nga ky institucion bëjnë me dije se Bushati do të presë sot në një takim zyrtar homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.
Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 12:00.
Temat në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet dypalëshe midis dy Vendeve, perspektiva e integrimit evropian të Shqipërisë dhe çështjet rajonale.
Ndërkaq, në ora 13:30 minuta, të dy ministrat do të dalin në një konferencë për shtyp.
Kujtojmë se kryeministri Rama i propozoi dje Metës emrin e tij për të mbajtur përkohësisht postin e ministrit të Jashtëm.