Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Rama flet për reformën në drejtësi: U iniciua nga PS, s’ka kthim mbrapa dhe as kompromis me askënd!

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me turin e falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, ku këtë të premte është ndalur në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij ai ka komentuar reformën në drejtësi, duke thënë se do të se u iniciua nga Partia Socialiste dhe se kjo reformë nuk ka kthim pas.

Sipas tij kushdo që abuzon me detyrën duhet të marrë ndëshkimin e merituar dhe se nuk do të ketë kompromise me askënd.

“Një sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.

Është realisht diçka e rëndë. Mungesa e sensit të patriotizmit, sensit të detyrës, mungesa e sensit të etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë lloj niveli është realisht e tmerrshme. Këtu e kemi hapur vetë këtë kuti të pandorës, megjithëse se s’kemi pranuar duke mbajtur qeverisjen e këtij vendi për të vazhduar avazin e disa shekujve ku të pushtetshmit, kurrë asnjëherë nuk janë thirrur asnjëherë nga drejtësia.

Këtë e kemi bërë ne. Ne e kemi zgjedh këtë rrugë, s’ka kthim mbrapa dhe kompromis me askënd. E kam ditur që kjo nuk është rrugë që do mbarojë shpejt, por rruga e një gjenerate për të arritur që ky vend të ketë drejtësi të barabartë për të gjithë. Kjo është një rrugë me shumë vështirësi, situata të shëmtuara, të hidhura, njerëz që kanë marrë gjithçka”, tha Rama.

Më shumë