Kreu i Partisë Demorkratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së Ramës se Partia Socialiste ëshët e gatmshme ta votojë sa më parë reformën në drejtësi. Basha shprehet se kryeministri Rama ka dy vite që mashtron ndërsa e ka vonuar qëllimisht reformën.
“E han turpin me bukë lideri global. Gati PS të votojë që këtë javë? Ka 2 vjet që gënjen. A nuk u tha të njëjtën gjë dhe Fules, Junckerit, Merkelit, Mogherinit, Kerryt, Hahnit?! Për 2 vite Edi Rama e vonoi, zvarriti dhe sabotoi me qëllim çdo përpjekje për një reformë të mirëfilltë në drejtësi që lufton dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin. Mesa duket vazhdon vallen maskëçjerrë dorëpërdore me Koçon, Beqjen, Ahmetajn nga njëra anë, Shullazin, Tahirin, Ndokën, Prengën dhe Frrokët në anën tjetër”, shkruan Basha.
“Partia Demokratike ka luftuar dhe do luftojë, mbrojë dhe votojë një reformë në drejtësi që jep drejtësi dhe dënon krimin dhe korrupsionin e lidhur pandashmërisht me qeverinë e këtij që në 2 vjet ju vodhi 2.2 miliard euro shqiptarëve”, shprehet kreu i opozitës.
Më herët kryeministri Edi Rama, po përmes një mesazhi në Facebook shkruan se: “Asnjëherë më dakord se sot me ambasadorët e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron. PS gati të votojë që sot Reformën në Drejtësi”.
Deklarata e Ambasadorit amerikan, Donald Lu duket se nxiti rreagimet e shumta mes opozitës dhe qeverisë për Reformën në Drejtësi dhe mospajtueshmëritë në hartimin e saj. Lu tha se dështimi i reformës do të turpëronte komisionin, përfaqësuesit e tyre dhe marrëdhëniet Shqipëri- SHBA.