Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Rama e duartroket dhe e ndihmon të zbresë nga podiumi, Luljeta Bozo hap mitingun e PS në Tiranë: Jam krenare që përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri për vendin tonë

Lajme të ngjashëm

Partia Socialiste po zhvillon në sheshin Skenderbej mitingun përmbyllës për Tiranën, ku e para që ka marrë fjalën ka qenë numri 1 në listë, Luljeta Bozo.

Ajo u shpreh se ëhstë krenare që përfaqëson një brez që ka punuar me devotshmëri për vendin tonë, ndërsa shtoi se fushata e PS është bërë duke zbatuar rregullat dhe ligjet.

Pas përfundimit të fjalës së saj ajo mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve, ndërsa krtyeministri Edi Rama e ndihmoi të zbriste nga podium.

“Jam shumë krenare si gjyshe që po përfaqësoj një brez që ka punuar me devotshmëri të pashoq për vendin. Një brez të heshtur që ka energjinë dhe pjekurinë për të qenë këshilltarë për të gjitha fushat e jetës tonë. Ju ftoj të gjithëve pa përjashtim, të votojmë në 25 prill, pasi jemi të lirë të lëvizim në sajë të vaksinave që na dha qeveria jonë. Jemi në fund të fushatës dhe mendoj se kemi bërë një fushatë shumë qytetare, duke respektuar rregullat dhe duke vënë në qendër të vëmendjes shëndetin e njeriut. Si gjyshe dhe si shkencëtare, mendoj që ne nuk duhet të reshtim asnjë minutë në punën tonë, në mënyrë që të realizojmë me shumë sukses rindërtimin, Të ndërtojmë rrugë, qytete, porte dhe aeroporte, që fënmijët tanë, nipër e mebsa të na gëzojnë në Shqipërinë tonë. Mendoj që vota jonë është shumë e rëndësishme, e shenjtë dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, në Partinë Socialiste. Në këtë mënyrë do jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë”, Bozo.

Kryeministri Rama ndihmon Luljeta Bozon të zbresë nga podiumi:

Më shumë