Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Qindra viktima 24 orët e fundit në Belgjikë, në Maj nis lehtësimi i masave

Lajme të ngjashëm

Belgjika vijon të mbetet një vatër e nxehtë në Europë përsa i përket afektimit nga koronavirusi.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 238 viktima, duke e çuar në 6917 numrin e përgjithshëm. Me 1032 rastet e reja me covid, numri total i të prekurve ka shkruar në 45.325.

E megjithatë shteti Belg po mendon që të lehtësojë masat duke filluar nga gjysma e parë e majit. Kryeministrja e Belgjikës, Sophie Ëilmes teksa ka prezantuar planin për heqjen graduale të masave kufizuese kundër koronavirusit të ri, paralajmëroi se ecuria e pandemisë do të luajë një rol kryesor. Shkollat do të rihapen më 18 maj dhe në një klasë nuk do të lejohen më shumë se dhjetë nxënës. Kafet dhe restorantet pritet që të rihapen më 8 qershor.

Ndërkohë edhe Holanda është ndër vendet e prekura nga koronavirusi. 120 të vdekur ditën e fundit, 4409 në total.

Më shumë