Tirana
scattered clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
0.5kmh
40 %
Sht
34 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
29 °
Mër
30 °
E shtunë, 23 Shtator, 2023

Qindra qytetar në spital në Kukës, ISHP nxjerr rezultatin e analizave: Uji është i pastër

Lajme të ngjashëm

Kanë dalë përgjigjet e analizave të ujit, nga i cili dyshohet se u helmosën qindra qytetarë në Kukës.

Sipas rezultateve të analizave uji është i pasur dhe se nuk përmban asnjë bakterie dhe se situata në Kukës nuk është krijuar nga uji.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë kryetari i Bashkisë, Safet Gjici. Ai tha se uji është i pastër dhe se qytetarët mund ta konsumojnë pa frikë.

“Ka ardhur përgjigjia e analizave, me firmë me vulë, shikojini zero, zero. I keni te Instituti publik, ju bëj thirrje qytetarëve ta pinë ujtin, e them me përgjegjësi të plotë. Nuk mund të flasësh, është çështje e prekshme për ne, nga sot kemi të gjitha analizat një për një” tha Gjici.

Kujtojmë që helmimi ndodhi në fshatin Shtiqen, ku qytetarët pasi shfaqën shenja të helmimit u paraqitën në urgjencën e spitalit për të marrë shërbim mjekësor.

Më shumë