Tirana
moderate rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
2.1kmh
75 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Qeveria vendosi të kalojnë te Akademia e Shkencave, senati i Albanologjisë mblidhet me URGJENCË: Nuk e njohim vendimin, është politik

Lajme të ngjashëm

Akademia e Studimeve Albanologjike ka reaguar pas vendimit së qeverisë për riorganizimin e këtij insitucioni dhe kalimin në varësi të Akademisë së Shkencave.

Pas një mbledhje urgjente të mbajtur, ASA përmes një njoftimi zyrtar për mediat bën me dije se vendimi i qeverisë nuk do të njihet, pasi është një vendim politik i cili godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri si dhe është hartuar pa konsultime dhe transparencë.

Ata theksojnë se institucioni do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

Reagimi i plotë:

AKADEMIA E STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE

DEKLARATË PËR SHTYP

Tiranë, më 31 maj 2023

Senati i Akademisë së Studimeve Albanologjike i mbledhur urgjentisht pas deklaratës publike të ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për miratimin e projektvendimit për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike, shpall:

Është plotësisht kundër këtij vendimi të Këshillit të Ministrave;

Është një vendim politik që godet shkencën e albanologjisë në Shqipëri;

Është hartuar pa konsultime dhe pa transparencë.

Akademia e Studimeve Albanologjike do të vazhdojë misionin e saj për mbrojtjen e lirisë akademike duke përdorur të gjithë instrumentet ligjore të një shteti demokratik.

ASA u shpreh mirënjohjen qindra mijra qytetarëve, institucioneve kërkimore shkencore brenda dhe jashtë vendit, partnerëve tanë, aktivistëve dhe mediave që i dhanë jehonë këtij akti të paprecedent dhe të ndërmarrë në limitin e kohës.

LEXO EDHE: Qeveria VENDOS/ Transferon Albanologjinë në Akademinë e Shkencave, Kushi: ASA nuk funksiononte, kemi gjetur shkelje ligjore (E PLOTË)

Më shumë