Qeveria shqiptare ka miratuar kontratën e re me Pfizer, e cila i siguron Shqipërisë 1 milion doza vaksine për vitin 2022. Ndërkohë, aktualisht në dispozicion të qytetarëve janë rreth 500 mijë vaksina anti-COVID.
“Kanë ardhur mbi 3 milionë vaksina e 3.141. 630 doza ndërkohë që janë aplikuar mbi 2 milionë e 600 që është popullata target. Aktualisht nuk kemi asnjë vaksinë të skaduar. Çdo vaksinë ruhet në kushtet e duhura që të ofrohet siguria”, thotë Iria Preza, specialist në ISHP.
Specialistët kanë deklaruar se pandemia është thuajse në fundin e saj, por ekspertët e ISHP-së thonë se kjo nuk duhet të ndalojë vaksinimin.
“Është shumë e rëndësishme në momentin që jemi të kryejmë vaksinimin ndaj Covidit, është masa më e mirë, është e rëndësishme që njerëzit të paraqiten dhe të marrin dozat e radhës”, tha Preza.