Gratë e Parlamentit të Greqisë nuk duhet ta harxhojnë votën me këtë taleban. Kjo është deklarata e bërë nga deputetja e PD, njëkohësisht kryetare e Lidhjes së gruas në parlamentin shqiptar Mesila Doda lidhur me qeverinë e re të krijuar nga kryeministri i ri grek Tsipras.
“Asnjë grua në qeverinë e Tsipras. Këtë komunistët kot bëjnë sikur i djeg barku për çështjet sociale si përshembull barazia gjinore…asnjë grua nuk është zgjedhur në qeverinë e Tsipras, Mesa duket ekstremistët politikë dhe religjiozë shpesh kanë të njëjtat shije. Keqardhje për Greqinë, vendosi një tjetër standart turpi në BE, gratë nuk meritojnë asnjë rol në vendimmarrje. Keqardhje për të gjitha gratë që e kanë votuar. Do të ishte e udhës që në parlament të mos e votonin deputetet gra që ai ka në maxhorancë. Përderisa I konsideron si jo të denja për qeverisje, përse duhet të harxhojnë votën me këtë taleban” shprehet Mesila Dode.
Pasi bëri betimin dje dhe ndryshe nga çdo herë tjetër pa marrë bekimin e Kishës, sot Aleksis Tsipras nxorri edhe emrat e kabinetit qeveritar, ku u evidentua jo pa kritikë fakti se nuk kishte gra në qeveri. Mediat kanë nxjerë detaje të jetës së tij. Një ndër to është fakti se Tsipras nuk vendos kurrë kollare, dhe jeton në një shtëpi të klasës së mesme në Greqi. Do të shihet nëse kryeministri i ri do ti ruajë të gjitha këto standarte.