Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
30 °
E enjte, 28 Shtator, 2023

Qëlloi me grusht Berishën, gazetari e zbulon: Gert Shehun kanë tentuar ta godasin me thikë

Lajme të ngjashëm

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka rrëfyer detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku ish-kryeministri Sali Berisha u qëllua me gursht nga 31-vjeçari, Gert Shehu.

Hoxha ka treguar se teksa Shehun ishin duke u çuar në ambientet e selisë blu militantën kanë tentuar që ta godasin me thikë 31-vjeçarin.

“Së pari, personi që protagonist është dhënë të trajtohet në spital dhe pse i prangosur. Besoj se ka deri tani është dhënë motivacioni se është dëmtuar shumë fizikisht pas sulmit, sepse nga sulmi i menjëhershëm që iu bë, ishte në rrezik të madh se mund t’i merrnin jetën. E kanë hequr që aty dhe imagjino të kishte humbur jetën.

E kanë tërhequr dhe gjatë kohës që e kanë sjellë te selia e PD-së, Policia nuk vinte dot aty sepse rrugët ishin të bllokuara, dhe gjatë kohës që është lëvizur te selia, ka pasur tentativa për ta goditur. Në një rast është tentuar të goditet dhe me thikë nga militantët. Për fat të mirë se kanë goditur me thikë, është futur në seli, është njoftuar policia”, tha ai.

Gjithashtu, Hoxha tha se se të gjithë personat që qëndronin dje rreth ish-kryeministrit Sali Berisha, janë njerëz të afërt. Sipas tij, edhe dy truprojat private, janë zgjedhur të qëndrojnë krah tij, nga familjarë e ish-kryeministrit.

Ai tregoi dhe se çfarë funksioni kishte personi me xhup ushtarak që tentoi të ndalonte dhunuesin, 31 vjeçarin Gert Shehu, i cili sipas gazetarit ishte punonjës i medias.

LEXO EDHE: Nuk është truproja, Artan Hoxha tregon çfarë pune bën personi që tentoi të ndalonte dhunuesin e Sali Berishës

Më shumë