Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër, ku një vajzë 15-vjeçe ka humbur jetën pasi u godit me thikë në autobusin e shkollës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Croydon, në jug të Londrës. Policia britanike ka mbërritur menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë informacionin në lidhje me rastine rëndë, ndërsa ka arrestuar një adoleshent, por nuk ka dhënë më tepër detaje.
Ndonëse adoleshentja u dërgua menjëherë në spital, nuk arrit që t’u mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Daily Mail raporton se ajo është adoleshentja e gjashtëmbëdhjetë e vrarë në kryeqytet këtë vit, 13 prej të cilëve u qëlluan me thikë. Gjithsej 14 adoleshentë u vranë në Londër në vitin 2022.