Një 29 vjeçar është plagosur me thikë pas mesnate në sheshin “Skënderbej” nga një person i paidentifikuar.
Paraprakisht mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi O. D., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.
Tiranë/Informacion paraprak:
Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.
Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.