Presidenti rus Vladimir Putin ka humbur një tjetër gjeneral në luftën në Ukrainë.
Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për Gjeneral-majori Dmitry Ulyanov, 44 vjeç i cili ishte rikthyer në shërbimin aktiv, pasi doli në pension si komandant në pushtimin e paligjshëm ukrainas të Rusisë.
Ai vdiq sapo u sulmua nga një grup sabotues ukrainas këtë javë, thonë raportet. Më parë Ulyanov ishte komandant i Divizionit elitar të 98-të të Gardës Ajrore. Me vdekjen e tij Putini ka humbur të paktën dhjetë komandantë të tillë të lartë.