Presidenti rus Vladimir Putin, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për herë të parë që prej fillimit të luftë në Ukrainë.
Gjatë fjalës së tij ai u ndal edhe te çështja e armëve bërthamore, ku tha se Perëndimi po i shantazhon prandaj dhe Rusia është e gatshme të përdorë të gjithë arsenalin ushtarak për të mbrojtur popullin e saj.
“Perëndimi ka shkuar shumë përtej kufijve të agresionit kundër Rusisë. Janë ata që na shantazhojnë për përdorimin e armëve atomike. Unë i them Perëndimit: ne kemi kaq shumë armë me të cilat duhet të përgjigjemi. Dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojmë popullin tonë”, tha Putin.