Vladimir Putin dëshiron të marrë botën me vete kur të vdesë dhe tashmë ka marrë vendimin për të përdorur armë taktike bërthamore në Ukrainë.
Kështu është shprehur eksperti i Kremlinit, Valery Solovey, vetëm një ditë para ditëlindjes së 70-të të presidentit rus, Vladimir Putin.
Kjo vjen pasi kishat ortodokse ruse janë urdhëruar të mbajnë shërbime të veçanta lutjesh për shëndetin e tij të shtunën, pavarësisht se Kremlini këmbëngul se ai është i shëndetshëm.
“Vendimi në parim për përdorimin ose demonstrimin e armëve bërthamore taktike është marrë,” tha Dr Solovey, i cili është konsultuar nga ambasadat perëndimore në Moskë pas pretendimeve për gjendjen shëndetësore të Putinit.
Ai pretendoi se situata aktuale është më e rrezikshme dhe më afër ‘apokalipsit bërthamor’ sesa gjatë krizës së raketave kubane gjatë Luftës së Ftohtë.
“Shkaku është presidenti rus Vladimir Putin, i cili synon seriozisht të demonstrojë aftësitë e armëve bërthamore armët taktike bërthamore”, tha ai. “Putini nuk mund ta lejojë veten të mposhtet. Atij i kanë mbetur dy mjete në mëngë mobilizimi, të cilin ai po përdor [dhe] armë bërthamore”.
Ndërkohë, më tej ai tha se prej kohës Putin po vuan nga sëmundje të rënda duke përfshirë kancerin, sëmundjen e Parkinsonit dhe një çrregullim skizoafektiv.