Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike, pasi u kapën në një fermë kanabisi në zonën e Cathays. Edjon Demo, 25 vjeç dhe Aljon Bufi, 33 vjeç, u kapën brenda fermës së kanabisit, në të cilën ishin kultivuar 337 bimë kanabis.
Gjatë kontrollit, policia zbuloi bimët narkotike, të cilat shqiptarët i kishin ndarë në 3 dhoma, ndërsa në një dhomë tjetër gjetëm kanabis të tharë, gati për paketim.
Dy shqiptarët i thanë policisë se kishin mbërritur në Angli dy ose tre javë më parë nga Shqipëria dhe ishin transportuar në Cardiff, aty ku ndodhej fabrika e kanabisit.
Ata pretenduan se ishin dërguar vetëm për të ruajtur bimët dhe se nuk kishin dijeni se kush e kishte ngritur fermën e kanabisit. Eljon Demo dhe Aljon Bufi u dënuan secili me 16 muaj burg.