Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

“Punoni me PS ose do keni probleme”, Paloka bën denoncimin e radhës për zgjedhjet: Manja u bëri presion problematikëve

Lajme të ngjashëm

Deputet i PD, Edi Paloka ka bërë një tjetër denoncim sa u përket zgjedhjeve të 14 majit.

Ai denoncoi duke thënë se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka marrë në telefon personat problematikë në qytetet e Lezhës, Mirditës e Kurbinit duke u thënë se nëse nuk punojnë për PS-në gjatë fushatës do kenë probleme.

“Termi u ruajt vota është pak abstrakt. Votën nuk po e grabit nga dora ai dhe duhet ta ruajmë me kallash. Ajo blihet e manipulohet me të gjitha sistemet e presionit dhe joshjes. Janë futur njerëz në burg kot para zgjedhjeve dhe u është thënë që duhet të shërbejnë për qeverinë që të dalin.

Ulsi Manja i merrte vetë në telefon problematikët në Lezhë, Mirditë e Kurbin dhe u thoshte se do punojnë për PS-në ose do kenë probleme. Kanë marrë njerëz që janë në kërkim dhe janë detyruar nga Ulsi Manja të punojnë për PS-në”, tha ai për “Kjo Javë” në “Neës24”.

Më shumë