Puna në Qendrën Spitalore Nënë Tereza në Tiranë vazhdon për kryeministrin Edi Rama. Nëpërmjet një video postuar pak minuta më parë në profilin e tij në “Facebook”, Rama jep panoramën e QSUT-së, si ishte dhe si është shndërruar në muajt e qeverisjes së tij. Në video përmenden kioskat, Kardiologjia, Onkologjiku, Infektivi, Pediatria dhe së fundi ndryshimet e Neurologjisë, inagurimet e së cilës Rama i bëri dy ditë më parë.Nuk dihet tashmë nëse Rama do ta vazhdojë punën edhe me mjekët, për të cilët është thënë se do kryehet një testim. Kohët e fundit Rama është përfolur në rrjetet sociale, mediet onlinë dhe mediet në përgjithësi se nuk ka zgjedhur QSUT-në për një ndërhyrje kirurgjikale të nënës së tij, por një spital privat.