Një studim i ri trajton mitin se përse disa femra nuk arrijnë në orgazmë për shkak të qëndrimit të tyre ndaj seksit, duke theksuar që një rol të rëndësishëm e luan anatomia.
Aftësia e njeriut për të përjetuar orgazmë vjen për shkak të një akti balancues mes sistemit nervor parasimpatik, që ka në kontroll trupin kur është në pushim dhe sistemit nervor simpatik që kontrollojnë mekanizmin “fight or flight”.
Por për femrat, ndërtimi i trupit të tyre si dhe penisi, luajnë një rol tepër të rëndësishëm, shpjegon Dr Elizabeth Emhardt autore e studimit në Universitetin e Mjekësisë në Indiana.
Eksperienca seksuale është e supozuar të jetë nën kontrollin e qëndrimit, besimit, ndjenjave të personit, por studimi ka treguar se ndryshimet në anatominë seksuale janë themeli për përvoja të ndryshme seksuale, raporton “Independent“.
“Orgazmat janë dukuri komplekse që përfshijnë psikologjinë, fiziologjinë dhe ndryshimet tona anatomike”, u shpreh studiuesja.