Mbrëmjen e djeshme në studio gazetari Blendi Fevziu është përplasur me analistin Preç Zogaj. Zogaj po komentonte përplasjet mes kreut të PArtisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, por duke evidentuar pyetjet e Fevziut.
Ky i fundit ngriti zërin duke thënë se ishte ai që bënte pyetjet dhe duhej të merrte përgjigje për çështjen që po flisnin. Ndërsa, Zogaj nga ana tjetër tha se Fevziu nuk po e linte të fliste, prandaj preferonte që mos e komentone më.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Preç a mund të të pyes..o Preç…o Preç atë të pyes, po shkon në drejtim të kundër të asaj që po flasim….të bëra pyetje tjetër. Çështja është
E bëre pyetjen tani të biem dakort….
Blendi Fevziu: Ramë dakort Preç, tani më thuaj si duhet të ishte më e mira, Basha mori vendimin dhe më duhet të di si mendon, a duhet ta merrte vetëm apo ta hidhte me votim. Preç më jep mendimin tënd? Ti si do e merrje?
Preç Zogaj: Unë mendoj se një vendim i tillë siç e ka marrë Basha
Blendi Fevziu: Po pra po
Preç Zogaj: Tani mbi këtë bazë, Berisha ka nisur një lëvizje
Blendi Fevziu: Mbetemi këtu vetëm një moment
Preç Zogaj: Lëvizja është shpaguese. Analiza…
Blendi Fevziu: Preç të bëra pyetje tjetër, përse bën sikur nuk kupton për çfarë të pyes. Basha a duhet ta merrte vendimin vetë apo duhet ta hidhte në votim? Çfarë do ta pengonte Bashën të thoshte unë jam kryetar i partisë. Po qe se ju votoni që Berisha të qëndrojë, të largohem unë.
Preç Zogaj: Nuk është kjo pyetja.
Blendi Fevziu: Pyetjen e bëj unë, jo ti. Jepi përgjigje pyetjes time. O Preç ke 15 minuta. Që nuk më kthen përgjigje.
Preç: Zogaj: Po s’të le ti. Këtu është çështje shumë serioze. Këta duan ta zvogëlojnë.
Blendi Fevziu: Preç do t’i marrim një nga një.