Situata në veriun e Kosovës prej katër ditësh vijon të jetë e tensionuar.
Protestuesit serbë janë mbledhur para komunave , duke kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetarët e rinj.
Serbët kanë vizatuar me sprej simbolin e kryqit serb në një prej automjeteve të njësisë Speciale të Kosovës.
Gjithashtu mbi një autoblind të njësisë speciale protestuesit kanë vendosur edhe një flamur shtetëror të Serbisë, ndërsa ata thërrisnin njëzëri “Serbia”, “Serbia”.