Forumi Rinor i Partisë Demkratike (FRPD) ka reguar për protestën e sotme te selia e PD-ssë, duke dënuar hedhjen e gazit lotsjellës nga ana e policisë. Në një reagim zyrtar FRPDi bën thirrje grupit parlamentar, kryetarëve të degëve dhe çdo demokrati që të distancohen nga aktet e dhunës së kreut të PD-së Lulzim Basha.
REAGIMII PLOTË i FRPD:
Të rinjtë demokratë nuk mund ta mbështesin kurrësesi hedhjen e gazit lotsjellës mbi protestuesit e lirë, e sidomos një njeri që e hedh atë mbi anëtarët e vetë. Ai kurrë nuk mund të quhet lider! FRPD është në krah të çdo vit demokrati që sot u sulmua nga Lulzim Basha njësoj siç është sulmuar për 8 vjet rresht nga Edi Rama.
I bëjmë dhe një herë thirrje grupit parlamentar, kryetarëve të degëve dhe çdo demokrati të distancohen nga aktet e dhunës së Lulzim Bashës. Ai para pak muajsh tha se “lufta kundër regjimit sapo ka filluar”, por sot ai – i mbrojtur nga regjimi – i shpalli luftë zyrtarisht Partisë Demokratike.
Të rinj e të reja të Partisë Demokratike, është e paimagjinueshme sjellja prej autokrati e deputetit Basha, i cili po lufton me çdo kusht për të mbrojtur karrigen e tij, atë të Ministrit të Opozitës.
Maskat kanë rënë! Ne ju bëjmë me dije se do të ndjekim vendimet e Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, si i vetmi institucion legjitim i konstituar nga Kuvendi Kombëtar.