
Analisti i njohur amerikan mendon se vaksina anti-COVID duhet të mbajë emrin e presidentit Donald Trump.
Geraldo Rivera i “FOX News” tha se do të ishte një gjest i mirë nëse vaksina do të quhej “Turump”, që për vite me radhë të memorizohej puna e presidentit amerikan në përballimin e pandemisë.
“Ndërsa bota është kaq e ndarë, dhe ku të gjithë i thonë atij të pranojë humbjen dhe të largohet, përse të mos e quanim vaksinën “Trump”-i”, u shpreh Rivera.
“Ta bëjm që njerëzit të pyesin njëri tjetrin “a e bëre Trump-in? Do të ishte një gjest i mirë ndaj tij, dhe për vitet e ardhshme, do të shndërrohej në një emër të përgjithshëm”.
Deklaratat e analistit vijnë vetëm pak orë pasi kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioTech aplikuan për lejen e përdorimit emergjent të vaksinës që muajin tjetër, pa kryer testimet e fazës së tretë. Kjo vaksinë ka rezultuar 95% efektive kundër koronavirusit.