Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
83 %
1kmh
40 %
Die
20 °
Hën
28 °
Mar
31 °
Mër
31 °
Enj
30 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Prokuroria dhe SHÇBA-ja marrin në dorë çështjen e Divjakës, aktivistja e PD thotë se shefi i Komisariatit i ka thyer krahun

Lajme të ngjashëm

Newsbomb.al mëson se Prokuroria e Lushnjes dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka marrë në dorë ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në Divjakë. Aktivistja e PD Elsa Bita pretendon se shefi i Komisariatit i ka thyer krahun se po filmonte takimin e PS-së.

E kontaktuar nga redaksia jonë, Policia e Fierit ka bërë me dije se Prokuroria ka nisur hetimet për pretendimet e qytetares së dhunuar, e cila ka mbërritur në spital me dorë të thyer. Ndërkohë, SHÇBA-ja ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit Altin Shehu.

Për këtë ngjarje, ka reaguar më herët dhe kreu i PD Lushnje Saimir Korreshi, i cili ka kërkuar që ngjarja të hetohet sa më parë pasi Policia, sipas tij, është vënë në dispozicion të Erion Braçes.

“S’po bëja asgjë. Thjesht po filmoja. Isha drejtëpërdrejtë dhe po bënim miting brenda në lokal. Njoftuan policinë. Erdhi shefi dhe më goditi vetë  Më mori telefonin, më tërhiqte me forcë,” ka thënë aktivistja e PD.

Më shumë