Projektligji i ri i miratuar nga qeveria, parashikon masa që shkojnë deri në sekuestrimin e banesës për ata klientë të cilët nuk shlyejnë detyrimet e energjisë elektrike sipas dispozitave të përcaktuara në kontratë.
Ky ligj vendos barrën hipotekore për të gjithë klientët familjarët, të cilën nuk kanë paguar vlerën prej 150 000 lekësh duke i njohur të drejtën OSHE për mjetin e sigurimit të detyrimeve të papaguara.
Barra hipotekore vendoset mbi pasurinë e paluajtshme që furnizohet me energji elektrike sipas kontratës.
Klientët do të njoftohen me postë rekomande nga furnizuesi i tij para se të nisë proçedimi i përcaktuar në ligj.
Ky procedim do të ndërpritet në momentin që klienti shlyen detyrimet për pagimin e energjisë elektrike.