Është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës 22-vjeçarja që goditi me grusht infermieren në spitalin pediatrik të Tiranës.
Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ambjentet e këtij spitali ku 22 vjeçarja B.L ka goditur infermieren G.P 35 vjeç.
Gjatë marrjes në pyetje nëna e re ka thënë se e ka goditur me grusht infermieren pasi ka pretenduar se ajo nuk po i mbante fëmijën.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetases së lartëpërmendur për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.