“Vajza më e bukur në botë, mamaja ime e dashur, ikona shqiptare, aktorja mbretëreshë e teatrit dhe e filmit”. Kështu shkruan Elia Zaharia për të ëmën, aktoren Yllka Mujo.
Ajo ka shpërndarë për ndjekësit e saj, një foto të hershme të së ëmës (asokohe fëmijë).
Sigurisht, këtyre fjalëve të ndjera nuk ka mundur mos t’i bashkohej edhe Princi Leka. Ai ka vendosur figurën e zemrës në “instagram” për të shprehur pëlqimin e tij.
Çifti më herët ka njoftuar edhe për dasmën e tyre që pritet të vijë nga shtatori i këtij viti.
Për të madhen Yllka Mujo nuk kemi ç’themi. Elia, na i mori të gjitha fjalët.
A.M