Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Presidentja Vjosa Osmani dekoron Kadarenë me urdhrin “Hasan Prishtina”

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim shkrimtarin e mirënjohur Ismail Kadare, të cilin e ka dekoruar me urdhrin “Hasan Prishtina”.

Ngjarja është zhvilluar në kabinetin e presidentes dhe është mbuluar nga një numër i madh i mediave. Osmani tha se me veprat e tij, Kadare ka mbrojtur e ka promovuar kulturën, traditat e gjuhën shqipe, duke e cilësuar atë gardian të së drejtës së popullit shqiptar.

ismail kadare
Momenti kur Osmani dekoron Kadarene, ne Prishtine

Ismail Kadare po qëndron në Kosovë që nga dita e djeshme, ku ka marrë pjesë edhe në hapjen e panairit “Prishtina 2023”. Ndërsa, nesër Komuna e Fushë Kosovës ka paralajmëruar se do ta shpallë “Qytetar Nderi”.

“Së pari, ju falënderoj, jam shumë i prekur që të jem afër jush për këtë nderim kaq të madh. Është një fat i radhë që një popull të nderoj dhe të të quaj bashkë mbrojtës të të drejtave te tij”, u shpreh shkrimtari gjatë nderimit.

Më shumë