Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
94 %
4.6kmh
75 %
Hën
26 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
Pre
29 °
E hënë, 25 Shtator, 2023

Presidentja e Kosovë pro zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për “Reuters” është shprehur se  është pro zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore të vendit.

Ajo u shpreh se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje në katër komunat nëse 20 për qind e votuesve nënshkruajnë një peticion me këtë kërkesë, teksa tha se kjo është mënyra më demokratike për të vazhduar zgjedhjet e reja.

“Në këtë mënyrë mendoj se do të siguronim pjesëmarrjen e serbëve sepse kërkesa do të kishte ardhur fillimisht nga ata, nga qytetarët”, tha ajo.

Osmani ndër të tjera u shpreh se Kosovës i nevojitet garanci nga ndërkombëtarët se Beogradi s’do të ndërhyjë. Presientja ka flur edhe për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç duke e quajtur “burrë dramatik”.

“Vuçiç, në shumicën e takimeve të tij është goxha burrë dramatik. Prandaj, ai, natyrisht se ka tentuar të krijojë drama sërish, mirëpo nuk ka ofruar ide që mund të kontribuojnë në paqe dhe stabilitet në rajon”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë që në veri të Kosovës u zhvilluan disa protesta të dhunshme në katër komuna veriore pasi Kosova vendosi kryetarë komunash shqiptarë etnikë të cilët u zgjodhën në zyra me një pjesëmarrje prej vetëm 3.5%. Serbët, të cilët formojnë një shumicë në rajon, bojkotuan zgjedhjet lokale.

Më shumë