Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë fundjavë ta kalojë në vendlindjen e tij, në fshatin Çepan të Skraparit. Edhe pse është në ditët e fundit të detyrës, Meta zgjedh që largohet nga zhurma e Tiranës për natyrën e qetë të Çepanit.
“Të dashur miq! Ju uroj një fundjavë të mbarë me këtë foto nga Çepani”, shkruan kreu i shtetit, duke ndarë këtë foto nga vendlindja e tij, të cilës i ka bërë një “reklamë të madhe” gjatë vizitave të shpeshta në këto 5 vite të detyrës së lartë shtetërore.
