Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
47 %
2.6kmh
0 %
Sht
25 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
27 °
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Presidenti Begaj nuk humb kohë, miraton ligjet për rritjen e pagës së tij, ministrave, deputetëve dhe administratës

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar sot ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe për punonjësit e administratës.

Kuvendi votoi në seancën e kaluar me 95 vota pro dhe 3 kundër, rritjen e pagave për administratën qëndrore dhe vendore, e konsideruar si reforma më e madhe për rritjen e pagave deri më sot.

“Të nderuar, referuar interesit të medias mbi dekretimin nga ana e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Bajram Begaj të paketës së plotë të reformës së pagave, më poshtë gjeni të firmosura ditën e sotme 3 dekretet përkatëse:”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Më rritjen e re që parashikohet me koeficientin 0.75 për ministrat, paga që rezulton në 228 730 lekë do të shkojë në rreth 318 mijë lekë bruto. Aktualisht paga e deputetit që deri më sot rezulton 156 770 do të rritet në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të kuvendit shkon rreth 395 mijë lekë.

Sa i përket administratës, rritja e pagave pritet të zbatohet gjatë këtij viti si dhe vitin tjetër, dhe në total do të ketë një kosto totale prej 39 miliardë lekësh.

Projekligji parashikon rritjen e pagës minimale në 400 euro dhe rrogës mesatare në 900 euro gjatë dy viteve të ardhshme.

Kryeministri Edi Rama nuk ka marrë pjesë në votim, pasi u shpreh se ishte kundër pikës që parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat.

Më shumë