NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result


në Ekonomi

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

08/06/2023, 23:46
0
Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana












Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Euro ©credits abcnews.al

“E premte e zezë” për Euron, prek nivelin më të ulët prej fillimit të gushtit

24/11/2023, 17:33
Foto Ilustruese/ Revista Newsbomb.al

Buxheti mbi shpatullat e qytetarëve

24/11/2023, 08:51
Diell pranveror, temperaturat sot shkojnë deri në 16°C

Italia e para për kompanitë e huaja të regjistruara në Shqipëri gjatë 2022

18/11/2023, 10:43
Foto ilustruese

Leku më i fortë se kurrë, fiton pikë ndaj të gjitha valutave kryesore

13/11/2023, 15:35
Gent Sejko

Sejko ngre shqetësimin: Të rishikohet skema e pensioneve, ka kosto për buxhetin

10/11/2023, 15:24

Popullsia e vendit prej tre dekadash është në trend rënës, por popullsia në moshë punë (15-64 vjeç) është duke u tkurrur me ritme më të shpejta.

Sipas të dhënave të INSTAT në 1 janar të vitit 2023 popullsia e përgjithshme e vendit pësoi rënie me 1.1 për qind në raport me vitin 2022, ndërsa popullsia në moshë pune pësoi rënie me 1.8 për qind.

Popullsia në moshë punë u reduktua me rreth 101 mijë persona në krahasim me vitin 2019, para pandemisë. Aktualisht popullsia në moshë pune është 1,864,062 persona nga 1,974,207 në vitin 2019, ose 101 mijë më pak.

Rënien më të fortë shihet ta ketë grup-mosha 20-24 vjeç, me më shumë se 17% që nga viti 2019. Rënia në këtë grup-moshë reflekton emigracionin e lartë te të rinjve jashtë vendit. Më tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 15-19 vjeç, kur në vitin 2023 numërohen 35 mijë persona më pak se, në vitin 2001.

Popullsia në moshë punë ka shënuar rënie për të gjitha grup-moshat deri në 59 vjeç, përveç 35-39 vjeç ku kishte rritje me 7.1% në krahasim me 1 janar 2022. Më tej shihet se vetëm forca e punës në prag pensioni (60-64 vjeç) ka pësuar rritje me 8.7%.

Projeksionet e popullsisë tregojnë se popullsia në moshë pune do të bjerë me ritme më të shpejta se sa popullsia e përgjithshme në pothuajse të gjitha qarqet.

Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës (me 20% deri në vitin 2031, sipas skenarit normal me shpërndarje gjeografike dhe emigrim konstant brenda vendit). Rënia më e fortë në forcën e mundshme të punës parashikohet për Gjirokastrën (me -43%), si dhe për Beratin dhe Dibrën (me të paktën -30%).

Ekspertët e demografisë pohojnë se Shqipëria ndodhet në mes të dritares së mundësisë ekonomike që shtrihet përafërsisht në fillim të viteve 2020.

Mosha mesatare e forcës së punës është mbi 40 vjeç dhe nëse do të aplikoheshin politikat e duhura, ekonomia e vendit do të ishte në kulmin e produktivitetit prej kësaj mundësie. Forca e punës në Shqipëri është në moshën ku përvoja dhe mosha janë kombinim ideal për të prodhuar maksimumin e përfitimeve.

Rënia e popullsie në moshë pune ka efekt pozitiv në rënien e papunësisë (në mënyrë mekanike për shkak të emigrimit) përveç të tjerash qëndron dhe në faktin se reduktohen shpenzimet buxhetore për të paguar kategorinë e të papunëve.

Megjithatë, në të njëjtën kohë që reduktohet buxheti për mbulimin e pagesës sociale për të papunët, si pasojë e uljes së numrit të papunësisë nga emigracioni, reduktohen dhe të ardhurat nga taksimi në buxhet, i ardhur për të njëjtën arsye, nga emigracioni.

Në një situatë të tillë, shumë shpejt vendi do të humbë konkurrueshmërinë në rajon edhe për investimet e huaja. Aktualisht është krahu i lirë i punës që ka sjellë në Shqipëri kompanitë e huaja. Por gjatë dekadës së ardhshme, edhe kjo mundësi duket se do të shterojë. /Monitor

Etiketa: 101 mijë personamoshe punepandemiapopullsiashqiperi
Artikull paraprak
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull paraprak
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55
Artikull tjetër
Rajon

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

04/12/2023, 23:55

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *


 







Më shumë

Lajme të lidhura

FotoArkiv/ Alber Malaj - Sali Berisha

Kryebashkiaku demokrat letër Ramës: Memaliaj e gatshme të presë emigrantët nga Italia

04/12/2023, 17:18
0

...

Pas disa shtyrjeve, nis regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi

Pas disa shtyrjeve, nis regjistrimi i popullsisë në Malin e Zi

04/12/2023, 08:01
0

...

Kombetarja shqiptare - Wesley Sneijder

Sneijder i mahnitur nga Kombëtarja kuqezi: Surpriza e Europianit do të jetë Shqipëria

02/12/2023, 17:14
0

...

Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

Shqipëria, e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

02/12/2023, 07:52
0

...

Deputetja e PD, Jorida Tabaku

“Lojë kungulleshkash”, Tabaku: Vendimi i Greqisë për të bllokuar Shqipërinë i nxituar

30/11/2023, 14:27
0

...

Lajmet e fundit

Babai 14-vjeçares dergohet ne ambientet e paraburgimit

E rrëmbyen dhe e vranë, në burg babai i 14-vjeçares, për çfarë dyshohet

2023/12/04  11:55pm
0

Lufta ne Gaza

Ndërpriten shërbimet e telekomunikacionit në Gaza

2023/12/04  11:42pm
0

Shpetohen turistet ne Malin e Dajtit

Humbën teksa eksploronin natyrën, shpëtohen dy turistë çekë në Malin e Dajtit

2023/12/04  11:24pm
0

Biznesmeni Behgjet Pacolli

S’mori pjesë në varrimin e Liridonës, reagon Pacolli: Nuk munda…

2023/12/04  10:59pm
0








































Para
Mot me diell

Ja si do të jetë moti për sot

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ