Polonia ka njoftuar ditën e sotme se ka marrë vendimin që të ndalojë lëshimin e vizave për qytetarët rusë.
Lajmin për ndalimin e vizave e ka bërë me dije Ministria e Punëve të Jashtme polake, teksa tha se po i bashkohen Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Danimarkës në përpjekjet për të nisur një ndalim në mbarë BE-në për lëshimin e vizave turistike për rusët.
Zëvendësministri i Jashtëm tha se vendi i tij ishte në favor të vendosjes së më shumë sanksioneve nga BE ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë. Kjo përfshin edhe pezullimin e traktatit të lehtësimit të vizave për qytetarët rusë.