Policia britanike ka deklaruar se ka nisur një hetim urgjent për trajtimin pa dinjitet të një gruaje nga oficerët e policisë në Manchester gjatë arrestimit të dhunshëm, ku pothuajse e kishin ekspozuar me të brendshme.
Incidenti i ‘rëndë’ ndodhi gjatë një proteste kundër masave qeveritare ndaj Covid-19.
Sipas raportimit të medieve të huaja, ajo ishte midis 18 personave që u arrestuan gjatë protestës dhe në pamjet e publikuara nga mediat, shiheshin oficerët që e tërhiqnin gruan zvarrë, deri sa ajo mbeti vetëm me të brendshme.
Incidenti është kapur nga kamerat dhe kjo shkaktoi një protestë në mediet sociale.
Ndërkohë kryebashkiaku i Mançesterit kërkoi një shpjegim për këtë “ngjarje të shëmtuar” nga autoritetet përkatëse.
