Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
88 %
1kmh
75 %
Pre
28 °
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
29 °
Mar
27 °
E premte, 29 Shtator, 2023

Policia zbardh ngjarjen e 1999, dy në pranga për grabitjen e kosovarit

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e ndodhur në vitin 1999 është zbardhur me sukses nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, rast ndoshta i harruar nga protagonistët por jo nga uniformat blu.

Është bërë e mundur që në sajë të veprimeve hetimore të zbulohet ngjarja e ndodhur në Majin e vitit 1999 ngjarje e cila ka pasur për protagonist vjedhjen me armë me pasojë plagosjen e rëndë të një shtetasi kosovar, në vendin e quajtur Mamëz, në Kukës.

 Është dokumentuar ngjarja dhe është bërë e mundur ndalimi i autrorëve të dyshuar të saj që janë shtetasi: Agim Spahia, 37 vjeç dhe Gëzim Voja, 44 vjeç. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij të fundit, në fshatin Shtanë, të komunës Malzi, është gjetur një sasi prej 91 kallëpësh, ndërkohë që janë sekuestruar lëndë eksplozive e llojit Nabeleks TG, 23 kapsolla detonator dhe 8 metër fitil.

Policia shton se materialet do ti kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të sipërpërendur për veprat penale të “Vjedhjes me armë në bashkëpunim” ,”Plagosjes rëndë me dashje” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Më shumë