Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku grupe terroriste sulmuan policinë e Kosovës, duke lënë të vdekur një efektiv dhe duke plagosur një tjetër.
Gazetarja ka zbuluar se në vendin ku ndodhi ngjarja në Banjskë, vijon ende operacioni, i shtirë nga hyrja e fshatir deri në kufi.
“Ka pasur shkëmbim zjarri gjatë gjithë kohës, por qëllimi kryesor ka qenë të minimizohej humbja e jetëve njerëzore sepse siç ju thashë brenda manastirit ishin rreth 50 pelegrinë dhe janë lëvizur mesditën e sotme me një autobus për t’u larguar sepse fshati konsiderohet i gjithi një vendngjarje dhe po zgjat jashtë mase kontrolli.
Dhe në këto momente që unë kam folur me një nga zyrtarët e policisë së Kosovës është duke vijuar ky aksion dhe konsiderohet mjaft i rrezikshëm dhe special për mënyrën si po zhvillohet, sepse është vendngjarje e shtrirë që nga hyrja e fshatit e deri në kufi me Kosovën”, tha Lala për “Opinion” në TV Klan.