Drejtoria e Policisë së Tiranës ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në disa media se efektivët blu kanë realizuar gjatë ditës së sotme një operacion kundër aktivitetit të lojërave të fatit në selinë e Partisë Socialiste në Kavajë.
Policia thotë se një lajm i tillë është i pavërtetë, duke e përgënjeshtruar me forcë. Në disa media u tha se policia kishte mësyrë në zyrat e PS në Kavajë por nuk kishte gjetur aktivitet të lojërave të fatit.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në media sipas të cilit thuhet se është ushtruar kontroll në një zyrë të një subjekti politik në Kavajë, pasi dyshohet se organizoheshin lojra fati në kundërshtim me ligjin, ju sqarojmë se:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë përgënjeshtron me forcë këtë lajm si të pavërtetë dhe kërkon mirëkuptimin e mediave që para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, bën me dije policia.