Blutë e qytetit verior kanë nxjerr sot në rrugët e Shkodrës një mjet Audi A3, të bërë shoshë nga plumba. Nuk bëhet fjalë për ndonjë atentat aktual, por për një ngjarje të ndodhur një muaj më parë.
Mbrëmjen e 25 gushtit i riu Alban Bruçi është qëlluar me breshëri plumbash si pasojë e një konflikti të viteve më parë me dy bashkëmoshatarë të tij.
Policia e Shkodrës ka nxjerr sot mjetin tip Audi me të cilin ai udhëtonte atë natë dhe ekspertët e kriminalistikës po rindërtojnë të gjithë skemën e atentatit. Fatmirësisht, Alban Bruçi u shpëtoi plumbave dhe shkoi vetë në Polici.