Familja e 39-vjeçarit Altin Mulla, i cili u vra nga policia greke pas shkëmbimit të zjarrit në kufirin grek-shqiptar ka hapur dyert e mortit.
39-vjeçari mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë greke dhe një grupi trafikantësh shqiptare me styre edhe Mulla.
Familja e viktimës është tronditur nga lajmi, pasi 39-vjeçari kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu i Peqinit, ku kishte kryer dënimin prej 16 vjet e 8 muaj heqje lirie.
Teksa familjarët prisnin që ai t’i ktheje rrjedhës normale të jetës, 39-vjeçari nga Delvina kishte filluar sërish aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.
Me zemrën e coptuar për vdekjen e të birit, Merzi Mulla u ka kërkuar të afërmve dhe miqve të familjes që mos qanin për djalin e saj.
“Mos qani asnjëra! E prita boll, nuk e deshi jetën”, është shprehur nëna e 39-vjeçarit.