Një person i shpallur në kërkim dhe me masë sigurimi “Arrest me burg” në mungesë, është arrestuar nga Policia e Vlorës. 59 vjeçari me inicialet S.H kërkohej për kultivim droge.
Në afërsi të shtëpisë së tij, në qershor 2021, Policia gjeti disa bimë kanabis sativa. Pas disa muajsh, në janar 2022, Gjykata e Vlorës kërkoi arrestimin dhe qëndrimin në burg të këtij shtetasi, por ai nuk u kap.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasit S. H., 59 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 14.01.2022, i ka caktuar 59-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Më datë 20.06.2021, nga strukturat e DVP Vlorë, në fshatin Peshkëpi, Selenicë, në afërsi të banesës së këtij shtetasi, janë gjetur të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 59-vjeçari është autor i kësaj veprimtarive kriminale”, njofton Policia e Vlorës.