Tirana
light rain
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
88 %
0.5kmh
75 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
30 °
Mër
31 °
Enj
29 °
E diel, 24 Shtator, 2023

Policia gjen 350 rrënjë kanabis në Mat, arrestohet 33-vjeçari që kultivoi bimën narkotike

Lajme të ngjashëm

Një operacion antikanabis është zhvilluar ditën e sotme në Mat, ku janë asgjësuar 350 bimë narkotike cannabis sativa.

Bima është gjetur e të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat. Në pranga ka rënë Tauant Tatraku 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Njoftimi i policisë:

Mat/Vijon kontrolli i territorit, për  parandalimin e kultivimt të kanabisit që në fazë fillestare.

Finalizohet faza e dytë e operacionit policor antikanabis të koduar “Kreshta të pastra”.

Asgjësohen 350 bimë narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në fshatin Macukull në Mat.

33-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, u kap duke punuar në njërën nga parcelat që kishte kultivuar bimët, i cili tentoi të largohej, por falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të policisë u bë e mundur kapja dhe  arrestimi i tij.

Më herët, gjatë fazës së parë të këtij operacioni u asgjësuan 164 bimë canabis dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, bazuar në inteligjencë informative dhe si rezultat i planit operacional të koduar “Kreshta të pastra”, për kontrollin e pandërprerë të territorit me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për të kultivuar bimë narkotike, konstatuan të kultivuara në një zonë të pyllëzuar të fshatit Macukull,  350 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Në njërën nga parcelat ku ishin kultivuar disa prej bimëve, u kap duke punuar shtetasi T.T., 33 vjeç, banues në Tiranë, autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, i cili në momentin e ndërhyrjes së policisë ka tentuar të largohej, por është kapur  dhe arrestuar në flagrancë.

Operacioni policor antikanabis i koduar “Kreshta të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Më shumë