Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se të rinjtë demokratë janë kërcënuar brenda selisë blu nga persona të armatosur.
Ka qenë Belind Këlliçi ai që ka denoncuar i pari situatën dhe thotë se ka njoftuar policinë.
Situata dyshohet se ka ndodhur në zyrat e FRPD-së brenda selisë. Ndërsa Berisha tha se kush ka kërcënuar, “do të përgjigjet shumë rëndë”.
Sali Berisha: Rithemelimi i PD është jetik për Shqipërinë. Unë luftoj gjithë kohën me bandat e qeverisë, por bandat e qeverisë kanë hyrë edhe në seli. Prania e bandave të armatosura në seli është çëstje e veçantë. Të rinjtë njoftojnë se “erdhën na kërcënuan me armë”, sot, tani! Këta thonë që janë diku në një hapësirë tjetër. Këta që kërcënojnë të rinjtë do përgjigjen shumë rëndë.
Belind Këlliçi: Policia sapo telefonoi shefi i Komisariatit Nr.4.