NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ
Nuk ka rezultat
View All Result
NewsBomb
Nuk ka rezultat
View All Result

në Aktualitet

Policia çmonton “Big Brotherin” në rrugët e Shkodrës, hiqen kamerat e grupeve kriminale edhe në Vlorë

26/01/2023, 15:19
0
Policia çmonton “Big Brotherin” në rrugët e Shkodrës, hiqen kamerat e grupeve kriminale edhe në Vlorë

Lajme të ngjashëm

Lajme të lidhura

Një shëtitje në Ujëvarën e Thethit © Ben Pipe Photography

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

29/11/2023, 18:54
Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

29/11/2023, 18:35
Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier

29/11/2023, 18:05
Programuesi, Said Duleviç

Eksperti: Kujdes! Fotot që postoni në rrjete sociale mund të përdoren për pornografi

29/11/2023, 17:49
E moshuara tregon momentin e zjarrit © Credits: BW

Zjarri në azil në Fier, flasin të moshuarit: U trembëm, s’u mbushëm dot me frymë

29/11/2023, 17:27

Policia e Shkodrës ka vijuar aksionin për çmontimin e kamerave pa pronarë të instaluara në shtyllat dhe akset kryesore të qytetit verilindor.

Policia thotë se sot janë çmontuar edhe 38 kamera të tjera “që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal”, ndërsa vijon puna për identifikimin e serverave që resgjistronin pamjet e kamerave.

Dyshohet se këto kamera përdoreshin nga grupet kriminale si për të survejuar lëvizjet e rivalëve, por edhe të automjeteve të policisë kur kryheshin aksione.

Një operacion i ngjashëm raportohet se është duke u zhvilluar edhe në qytetin e Vlorës.

Njoftimi i policisë Shkodër:

Shkodër/Vijon faza e dytë e planit operacional policor të koduar “Fijet”.

38 kamera të tjera që i shërbenin informimit të kontigjentit kriminal, u evidentuan dhe u çmontuan nga Policia. Kamerat ishin instaluar në 3 lagje shumë të frekuentuara të qytetit.

Brenda pak ditësh, plani operacional “Fijet” çmontoi 59 kamera. Skuadra të posaçme hetimore vijojnë punën, me qëllim identifikimin e pronarëve të tyre dhe dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional policor intensiv, të koduar “Fijet”, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, për vendosjen e disa kamerave, në zona shumë të frekuentuara të qarkut Shkodër, konkretisht në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, me qëllim sigurimin e informacioneve për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Mbështetur nga shërbimet operacionale dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, strukturat hetimore të DVP Shkodër kanë çmontuar dhe sekuestruar 38 kamera të tjera të dyshuara të lidhura me aparate të ndryshme celulare, të cilat u evidentuan të instaluara në lagjet “Guerrile”, “Salo Halili” dhe “Kongresi i Përmetit”, Shkodër.

Kamerat e sekuestruara ishin vendosur pa lejen përkatëse të organeve kompetente. Vendosja e tyre është në kundërshtim me ligjin 9887, të datës 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe përbën veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, që parashikohet nga neni 121 i Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna intensive për identifikimin e shtetasve që kanë instaluar këto kamera, si dhe për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së tyre.

Më herët, gjatë fazës së parë të planit operacional policor të koduar “Fijet”, u çmontuan 21 kamera të instaluara nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri tek rrethrrotullimi i parë i bypassit të Shkodrës dhe nga rrethrrotullimi “5 Heronjtë” deri te rrethrrotullimi i Dobraçit.

Etiketa: kamera siguriepolicia shkoderShkoder
Artikull paraprak
Aktualitet

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

29/11/2023, 18:54
Artikull tjetër

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më shumë

Lajme të lidhura

Julian Deda me vellain dhe nenen e tyre

Amaneti që Zef Deda i la fëmijëve dhe bashkëshortes

27/11/2023, 14:55
0

...

Foto ilustruese

Shpërbëhet grupi kriminal në Shkodër, arrestohen 3 prej pjesëtarëve

27/11/2023, 10:53
0

...

Ne foto/ Sander Ruçi dhe i ndjeri Zef Deda

Aktori nga Shkodra: S’më vjen keq që nuk e takova Zef Dedën në këto 20 vite

27/11/2023, 10:08
0

...

Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Ndotja akustike në Shqipëri, mbi normat e BE

Agjencia Kombëtare e Mjedisit: Ndotja akustike në Shqipëri, mbi normat e BE

26/11/2023, 16:30
0

...

U ndërpre prej motit të keq, rikthehet energjia elektrike në Dibër

U ndërpre prej motit të keq, rikthehet energjia elektrike në Dibër

26/11/2023, 15:59
0

...

Lajmet e fundit

Një shëtitje në Ujëvarën e Thethit © Ben Pipe Photography

Revista ‘Lonley Planet’ artikull Shqipërisë: 9 vendet që duhen t’i vizitoni patjetër

2023/11/29  6:54pm
0

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

Radhë kilometrike në Kakavijë, emigrantët kthehen në Shqipëri për festat

2023/11/29  6:35pm
0

Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi

Modelja ruse dhe vajza e saj e mitur gjenden të ekzekutuara në një vilë në Turqi

2023/11/29  6:14pm
0

Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët kabina elektrike në Fier

2023/11/29  6:05pm
0

Para
Deputeti Ervin Salianji dhe kryeministri Edi Rama

“U fut në vrimën e miut nga frika e SHBA”, Salianji: Rama kyçi parlamentin sikur ta ketë dyqanin e tij, s’donte të flisnim për aktet e korrupsionit

@NEWSBOMB SHPK
NIPT: L42417011Q

Drejtor i Përgjithshëm Retin Toka

Kontaktet

Adresa : Rruga Emin Duraku, Hyrja 1 Ap.14, Tiranë

Mobile : +355 69 92 22201

Mobile : +355 69 92 22202

Email: [email protected]

Na Ndiqni

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KREU
  • POLITIKË
  • AKTUALITET
  • EKONOMI
  • KULTURË & ART
  • FCB-BOMB
  • RAJON
  • SPORT
  • BOTA
  • SHOWBIZ