Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
49 %
4.6kmh
0 %
Die
21 °
Hën
29 °
Mar
28 °
Mër
28 °
Enj
29 °
E diel, 1 Tetor, 2023

Po udhëtonin drejtë Libisë, autobusi me ekipin e shpëtimit grek përfshihet në aksident, humbin jetën 5 persona

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Libi, ku kanë ndërruar jetë pesë grekë, anëtarë të misionit të ndihmave humanitare.

Greqia dërgoi ndihma në Libi për shkak të situatës së përmbytjeve, ku kanë humbur jetën mijëra persona. Mirëpo automjeti me të cilin po udhëtonin anëtarët greke është përfshirë në një aksident duke u marrë jetën 5 personave.

Avioni C-130 me 17 personel ushtarak grek, duke përfshirë infermierë, infermierë të forcave speciale, mjekë ushtarakë dhe dy përkthyes, i ngarkuar me tre tonë furnizime, nevoja elementare dhe ilaçe do të fluturonte nga Elefsina në aeroportin El Beida la Abraq, por pani i fluturimit ka ndryshuar në minutën e fundit.

Në vend të qytetit të Bayda, u vendos që C-130 të ulej në aeroportin e Bengazit, 200 kilometra në lindje. Ky vendim u mor pasi u informuan se aeroporti El Beida la Abraq në qytetin e Bayda kishte pësuar fundosje nga moti i keq Daniel dhe u konsiderua se do të ishte e pasigurt të tentohej të ulej C-130 me ngarkesë të rëndë.

Aksidenti i përplasjes mes autobusit që transportonte misionin humanitar grek dhe kamionit me familjen 6 anëtarëshe libiane ndodhi në kilometrin e 85-të të rrugës nga Bengazi në Bayda. Nëse avioni grek C-130 do të kishte zbritur në qytetin e Bayda, autobusi që transportonte ushtarët grekë nuk do të duhej të kalonte 200 kilometrat nga Bengazi në Bayda, rruga ku ndodhi aksidenti i tmerrshëm automobilistik.

Siç u bë e ditur humbën jetën dy infermieret, një nënoficer dhe dy përkthyes, ndërsa Forcat e Armatosura kanë shpallur tre ditë zie kombëtare.

Më shumë