Është gjetur i pajetë trupi i 14-vjeçari që u zhduk dje në luminin Seman në Roskovec.
14-vjeçari ka qenë duke peshkuar dhe dyshohet se është futur në lum për të nxjerr grepat se i kishin ngecur. 14-vjeçarin duket se ka marrë uji dhe nuk ka arritur të dalë më në breg duke humbur jetën në mënyrë tragjike.
Ai kishtë lënë rrobat në breg dhe është futur në ujë, duke mos dalë më preh aty. Ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është se familja Saka 10 vite më parë ka humbur djalin në të njëjtën mënyra.
Djemtë e kësaj familje peshkimin e kanë të trashëguar nga babai.