Një sherr mes pesë personave ka ndodhur ditën e sotme, pranë Komisariatit të Policisë në Përmet.
Bëhet me dije se një 33-vjeçar i identifikuar si Kosta Xhallo, ka mbetur i plagosur rëndë, pasi është qëlluar me levë nga një shtetas.
Motivet e sherrit ende nuk diihene, ndërsa mësohet se i plagosuri po transportohet drejt Traumës me helikopter, për shkak të përkeqësmit të gjendjes shëndetësore.
Njoftimi i Policisë:
Përmet – Policia ka reaguar për sherrin masiv të ndodhur në Përmet, qytet ky i cilësuar si një nga më pak agresivët, në vendin tonë.
Sipas policisë në vendin e quajtur “Agjencia”, janë konfliktuar me sende të forta, shtetasit K. N., 48 vjeç dhe J. N., 25 vjeç, me shtetasit Kosta Xhallo., Dh. Xh. dhe E. A., të gjithë banues në Përmet.
Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar shtetasit Kosta Xhallo., 33 vjeç, Dh. Xh., 70 vjeç dhe E. A., 40 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit K. N. për në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet për të vijuar me procedurat e mëtejshme.
Gjithashtu është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit dhe shtetasi Gj. B. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi J. N. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.